Facebook, sërish një black out global

24/09/2010 14:30

Dy orë e gjysmë black out global për rrjetin social Facebook, i dyti brenda dy ditëve dhe më i keqi i katër viteve të fundit.

“Pamundësia për të hyrë në këtë ëeb site në nivel global është shkaktuar nga një sistem automatik për të verifikuar vlerat e konfigurimit të fshehtësisë”, ka deklaruar drejtori i rrjetit, inxhinieri Robert Johnson.

Johnson u ka kërkuar falje përdoruesve për problemin e shkaktuar. Për black out-in e mëparshëm në ëeb kishin qarkulluar zëra për sulme të kryera nga piratë informatikë kinezë.

Top Channel