Bode takim me përfaqësuesit e tregtarëve

24/09/2010 10:20

Ministri i Financave Ridvan Bode takon përfaqësues të tregtarëve të Tregut Industrial në Tiranë, të cilët prej ditësh po protestojnë kundër vendosjes së kasave fiskale.

Tregtarët po ashtu protestojnë edhe kundër vendosjes së gjobave të Policisë Tatimore.

Në takimin e Bodes me tregtarët, që po zhvillohet pa praninë e mediave, pritet që të dilet në një zgjidhje që do t’i japë fund protestave.

Një ditë më parë protesta e tregtarëve degradoi në bllokimin e rrugës, ndërsa dy prej tyre përfunduan në polici me akuzën e organizimit të manifestimit.

Top Channel