Aksidente të rënda në Fushë-Krujë

24/09/2010 23:35

Dy aksidente të rënda ndodhen brenda një harku kohor prej më shumë se një ore në aksiin rrugor Fushë-Kruje –Laç ku mbetën të plagosur 5 persona.

Aksidentet ndodhen në të njëjtin vend, në afeërsi të fshatit Thumanë të Krujës ku fillimisht u përfshinë në aksident 3 automjete.

Pas rreth një ore në po atë vend u përplasen edhe dy makina të tjera, një me targa të huaja dhe një tjetër me targa të Tiranës.

Aksidenti i dytë solli për pasojë edhe plagosjen e rëndë të një gruaje, e cila ishte me nënshtetësi norvegjeze dhe po udhëtonte nga Shkodra drejt Tiranes.

Të plagosurit u dërguan në Spitalin Ushtarak të Tiranës, ndërsa policia që mbërriti në vendngjarje normalizoi trafikun pas bllokimit të tij. Policia tha se shkak i aksidentit ishte mungesa e sinjalistikës, punimet që po kryhen në rrugë dhe shpejtësia mbi normat e lejuara.

Top Channel