Romë, një shesh në nder të Nënë Terezës

23/09/2010 02:05

“Do t’i kushtojmë një shesh të Romës Nënë Terezës në 100 vjetorin e lindjes së saj”. Ky është premtimi i bërë nga kryebashkiaku i Romës Xhani Alemano.

Kryebashkiaku saktësoi se përfaqësues të komuniteti shqiptar i kanë bërë këtë kërkesë dhe tani po shqyrton me hollësi detajet për plotësimin e saj.

“Një shesh kushtuar Nënë Terezës është për Romën një dhuratë që na nxit të jemi të ndjeshëm ndaj problemeve sociale”, tha Alemano.

Lajmi u publikua gjatë ceremonisë solemne që u zhvillua pasditen e së mërkurës në sallën “Promoteka” në kryeqytetin italian në nder të nobelistes. Në takim ishin të pranishim përfaqësues të institucioneve italiane dhe shqiptare, autoritete të larta të kishës katolike, kardinalë, drejtues të lartë, kishëtar dhe bashkëpunëtorë të Nënë Terezës e cila kishte një lidhje të fortë me Romën. Ajo u shpall qytetare nderi në vitin 1996.

Top Channel