Rinisin kërkimet për Bleonën

23/09/2010 12:25

Dhjetëra forca policore, të ardhura edhe nga Shkodra, janë shpërndarë në zonën e Zapodit dhe po kryejnë kontrolle në Bjeshkët e Zapodit, si dhe po marin serish ne pyetje familjaret dhe te afermit e vajzes.

Policia e Kukesit nuk jep asnje detaj ne lidhje me rifillimin e kerkimeve por mesohet se kerkimet jane nisur me urdher te Prokurorisë së Përgjithshme.

Familja i është drejtuar qe ne ditët e para policisë për nisjen e hetimeve ne lidhje me zhdukjen e Bleones. Janë shoqëruar mbi 40 persona. Për personat që do të jepnin të dhëna mbi vendndodhjen e vogëlushes, është vendosur në dispozicion një shpërblim prej 3 milion lekë të reja.

Nga kontrollet e bëra në zonë, madje edhe në Kosovë e Maqedoni nuk është mundur të gjendet asnjë gjurmë e vajzës.

Top Channel