“Kasat”, Rama: Korrupsioni nga zyra e Bodes

23/09/2010 12:45

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama deklaroi se opozita do të hapë një tjetër dosje për kasat fiskale që qeveria u kërkon bizneseve.

“Duke nisur që nesër për të gjithë sipërmarrësit shqiptarë ne do të hapim publikisht dosjen dhe do të nisim transparencën e historisë së neveritshme të korrupsionit që zë fill në zyrën e ministrit të Financave”, tha Rama.

Sipas tij, nga rezultatet e deritanishme pas inspektimit të sipërmarrësve shqiptarë për cështjen e kasave del qartësisht se cmimi i këtyre pajisjeve është cmimi i korrupsionit.

Top Channel