Bulqizë, përkujtohet “Muharremi i Gushtit”

23/09/2010 10:15

Në Bulqizë është përkujtuar me festime një rit i vecantë bektashian i quajtur Muharremi i Gushtit.

Ky rit eshte tipik per banoret e zones dhe lidhet me klerikun patriot Baba Fejzë Bulqiza, që më 1860 në krye të banoreve te zones, te gjithe besimtarë baktashianë, luftoi në Xixull të Martaneshit, kundër ushtrise pushtuese turke.

Në këtë betejë humbën jetën 12 besimtarë mes të cilëve edhe djali i Baba Fejzë Bulqizës, Elmazi 12 vjeçar. Pikërisht në përkujtim të kësaj dite, mbahet edhe agjërimi i “Muharremit të Gushtit” nga sekti bektashian i trevës së Bulqizës.  

Me mbarimin e ditëve të agjërimit, nga bekashinjtë e zonave Bulqizë-Zerqan, u organizuar ceremonia e çeljes së “ Muharremit të Gushtit”, në Teqenë e Dëllinjës” në fshatin Vajkal-Bulqizë.

Morën pjesë shumë besimtarë të këtyre zonave, mes të cilëve edhe Babai i Teqesë së Bllacës, Baba Ismail Jangulli, i cili në fjalën e tij ngriti lart vlerat bektashiane e patriotike të Baba Fejzë  Bulqizës.

Në fund u kryen ritet bektashiane me rastin e mbarimit të agjërimit të Muharremit të Gushtit.    

Top Channel