Al Kaeda paralajmëron Francën

23/09/2010 08:15

Al Qaeda ka paralajmëruar Parisin të mos tentojë asnjë sulm për të liruar pengjet në Niger.

Apeli ka ardhur nëpërmjet një faqeje interneti të organizatës terroriste që vepron në Magrebin islamik.

Dje presidenti francez, Nicolas Sarkozy kishte deklaruar se të gjithë shërbimet e sigurisë janë mobilizuar për të liruar pengjet.

Top Channel