Shëndeti, probleme në fshat

22/09/2010 19:55

Treguesit shëndetësorë në fshatrat dhe zonat periferike në vendin tonë janë më të ulët sesa ata në qytet. 

Vdekshmëria foshnjore dhe ajo amëtare në këto zona është më e lartë për shkak të mungesës së informacionit, edukatës shëndetësore dhe kequshqyerjes.

Nga ana tjetër, vështirësitë gjeografike bëjnë që shpesh banorët e zonave rurale të mos e marrin në kohë shërbimin shëndetësor.

“Në mjaft elemente të reformës shëndetësore, që ka tentuar t’u japë përgjigje problemeve, njohja dhe ndërgjegjësimi kanë qenë pika kyce. Ne do ndërmarrim masa të posacme, në mënyrë që ata të reflektojnë mbi specifikat e shëndetit rural”, ka deklaruar ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili.

Problematika e shëndetësisë rurale ka mbledhur në Tiranë ekspertë të shëndetësisë nga vendi dhe shtete të ndryshme të Europës.

Top Channel