Rama: Qeveria, klan kriminal

22/09/2010 15:10

Duke e krahasuar qeverine aktuale me një klan kriminal, kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka theksuar nga Laci dhe Rrësheni se e vetmja zgjidhje është largimi i saj dhe krijimi i një modeli të ri qeverisës.

Për kreun e Partisë Socialiste shteti shqiptar është zhytur sot në një krizë te atillë ku borxhet lahen me borxhe dhe merren borxhe te tjera edhe me te medha duke e fundosur sipas tij edhe me shume vendin drejt falimentimit te plote.

“Qeveritë që do të vijnë do të duhen të përballen me këto borxhe të marra në mënyrë krejt të papërgjegjshme dhe do ta kenë praktikisht të pamundur t’i përgjigjen qytetarëve ashtu sic duhet.  Kjo është një arsye për t’u ngritur në këmbë për ta rrezuar  Berishën dhe qeverinë e tij nga pushteti, pasi e kane cuar vendin drejt falimentimit ekonomik”, tha Rama.

Sipas kreut te opozites kabineti aktual po e perdor Shqiperine si nje prone private duke shitur e blere prona sipas interesave personale.

“Koncesionet dhe privatizimet , ku atdheu i përbashkët nxirret si plackë dhe pa asnjë konkurencë, copat e tij i falen njerëzve që kanë lidhje me njerëz që kanë të bëjnë më oborrin qeverisës, quhen grabitje”, theksoi Rama.

Top Channel