PS: Cmimi i telefonisë fikse, abuziv

22/09/2010 17:00

Partia Socialiste denoncoi sot rritjen e cmimit të shërbimit të telefonisë fikse.

Sipas deputetes Olta Xhacka, ky shërbim është tashmë 20 përqind më shtrenjtë për abonentët familjarë.   

“Dëshirojmë t’u bëjmë me dije sot për vendimin e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për rritjen e tarifave të telefonisë fikse. Në datë 5 Korrik 2010 AKEP me anë të kësaj letre i njofton Ministrave të linjës si dhe Kryeministrit për rritjen e tarifave të telefonisë fikse në të gjitha nivelet, duke filluar nga një rritje me rreth 20 % për konsumatorët. Kjo amulli e shtetit shqiptar nuk ndodh kurrë kur janë në lojë interesat e një pushtetari, por kjo bëhet normale kur shkelen interesat e të gjithë shqiptarëve. Ky është shteti i Sali Berishës sot, ku interesat e shqiptarëve janë të fundit në listë pas pushtetarëve”, tha Xhacka.

Top Channel