Policia: Autorët fare pranë bankës

22/09/2010 14:15

Policia e Tiranës ka shpërndarë sot deklaratën për media pas arrestimit të dy personave, të cilët në zonën e 9-katësheve po hapnin një tunel me qëllim grabitjen e një filiali banke.

Drejtori i Policisë Tonin Vocaj njoftoi pas operacionit te koduar “Urithi” ne pranga kane rene shtetasit Tahir Beleku dhe Taulant Troplini, të cilët prej katër muajsh po mbanin me qira lokalin, prej nga ku po punonin për tunelin.

“Autorët u arrestuan në flagrancë dhe ishin thuajse në fund të hapjes së tunelit, ndërkohë ata kishin pamje vizive me bankën me anë të kamerave optike”, sqaroi Vocaj.

Kreu i policisë theksoi se janë sekuestruar mjetet për hapjen e tunelit, ndërsa po hetohen edhe persona të tjerë lidhur me këtë ngjarje.

Top Channel