Ndotje në Gjinar dhe Belesh

22/09/2010 12:15

Inspektoriati i Shëndetit Publik dhe Agjencisë së Mjedisit kanë pezulluar aktivitetin e dhjetë subjekteve tregtare në zonat turistike të Elbasanit.

Kontrollet jane kryer ne Gjinar dhe Belesh. Ne Gjinar eshte konstatuar se ujrat e zeza te pallateve kishin dale ne siperfaqe prej demeve te pesuara nga nje firme qe realizonte punimet. Gjithashtu nje pjese e mire e lokaleve nuk permbushnin standardet higjieno-sanitare e te tjere ndersa mbeturinat ne kete zone turistike shperndahen gjithandej.
 
Drejtuesit e Shendetit Publik thone se edhe vendi i caktuar nga komuna eshte jashte standarteve. Inspektoriati i Higjienës ka gjobitur Bashkine e Beleshit me 200 mije leke pasi nuk kishte plotesuar detyrat e lene nga kjo drejtori.
 

Top Channel