Masakër ekologjike në Shkumbin

22/09/2010 16:05

Mund të jetë një rast i paprecedent jo në Europë ndoshta por në gjithë botën, ajo qe ndodh ne Rrogozhine.

Kamionet e mbeturinave, ne menyre krejt legale, shkarkojne ne lumin Shkumbin cdo dite tonelata te tera mbeturina.

Bashkia e Kavajes, Rrogozhines dhe komuna Gose vijojne prej vitesh te shkaktojne nje masaker ekologjike ne zonen perreth por edhe ne lumin Shkumbin. Paraditen e sotme ne kete vend po shkarkoheshin mbeturinat nga firmat qe kane fituar tenderat e pastrimit te ketyre qyteteve dhe komunave.

Ndotja me pas vijon pergjate gjithe rrjedhes se lumit duke shkaterruar teresisht edhe zonen bregdetare ne grykëderdhjen e tij. Me gjithe protesten e banoreve te zones dhe shqetesimet e ngritura ne media nuk eshte marre asnje mase per bllokimin e ketij vendgrumbullimi, sistemimin dhe caktimin e nje zone brenda te gjitha parametrave per te mos ndotur me token ujrat dhe ajrin. Perfaqesues te disa organizatave ekologjiste ne kete zone kane bere apel per nderhyrje emergjente.

Perfaqesuesit e shoqerise civile i bejne thirrje pushtetit vendor dhe Ministrise se Mjedisit te nderhyje sa me shpejt per te ndalur masakren ekologjike.

Top Channel