Itali, sekuestrohet drogë, në pranga dy shqiptarë

22/09/2010 12:50

Policia italiane ka arrestuar sot dy shqiptarë pasi në banesat e tyre sekuestroi rreth 67 kilogramë lëndë narkotike të llojit heroinë dhe kokainë.

Në pranga kanë rënë edhe pesë shtetas italianë, ndërkohë mësohet se operacioni është kryer në disa zona të Milanos.

Karabinierët kanë sekuestruar edhe një laborator për përpunimin e drogës. Ende nuk janë bërë të ditur emrat e shqiptarëve të arrestuar për arsye hetimi.

Top Channel