Vlorë, gjenden 100 kilogramë hashash

21/09/2010 18:25

Policia e Vlorës ka zbuluar 100 kilogramë hashash, gati për t’u hedhur në treg, në një banesë në fshatin Gjormë. 

Autoritetet kanë vënë në pranga 60 vjeçarin Kaso Seitaj, pronari i banesës ku është gjetur lënda narkotike.

Ndërkohë është shpallur në kërkim djali i të ndaluarit i cili dyshohet të jetë poseduesi i vërtet i hashashit.

Top Channel