Masazhet bëjnë mirë për shëndetin

21/09/2010 14:00

Lajme të mira për ata që i duan masazhet.Vec efektit relaksues, sipas një studimi të Departamentit të Psikiatrisë dhe Neuroshkencës, në Spitalin Cedar’s Sinai te Los Angeles, masazhet kanë efekte pozitive biologjike.

Dy prej tyre janë më të rëndësishmit dhe bëhet fjalë për reduktimin e sasisë së hormoneve të stresit dhe mbrojtja nga infeksionet dhe sëmundjet.

Kush preferon një masazh pas një seance në palestër jo vetem do të ndihet i cliruar, por bën dicka të mirë për shëndetin e tij.

29 vullnetarë morën pjesë në studim. Një pjese e tyre iu nënshtruan një masazhi 45 minutësh suedez dhe disa të tjerë bënë një masazh të lehtë. Vullnetarëve iu mor kampion gjaku pesë minuta para masazhit dhe disa herë rresht pas masazhit.

Rezultatet e analizave të gjakut provuan se masazhi jo vetëm që na bën të ndihemi në përgjithësi mirë, por na sjell edhe të mira të tjera në trup.

Kështu masazhi suedez rrit numrin e qelizave të sistemit imunitar që na mbrojnë nga infeksionet dhe sëmundjet. Po ashtu redukton në mënyrë drastike nivelet e arginina-vasopressina, një hormon ky që është i përfshirë në sjelljet agresive dhe provokon rritjen e nivelit të hormonit të stresit.

Top Channel