Krujë, rindizen furrat e gëlqeres

21/09/2010 15:10

Dhjetëra furra primitive të prodhimit të gëlqeres janë aktivizuar në maksimum në zonën e Krujës dhe të Fushë-Krujës.

Asnje nga ultimatumet e ministrave te mjedisit, Xhuveli dhe Mediu, asnje nga aksionet e policise se shtetit dhe Inspektoriatit te Mjedisit dhe as arrestimet dhe hetimet e nisura 2 vjet me pare nga prokuroria nuk e ndalen masakren ekologjike dhe ndotjen alarmante te ajrit.

Paraditen e se martes ishin te shumta furrat qe po ndizeshin. Lenda e tyre e pare jane guret gelqeror qe shkulen nga zona perrreth duke shpyllezuar kodrat si dhe gomat e perdorura te automjeteve. Gomat mblidhen si nje lende e pare djegese me kosto minimale dhe hidhen ne furrat e gelqeres. Por tymi qe shkaktohet nga djegia e tyre eshte shume ndotes. Nje furre krijon te ardhura te pakta per nje ose disa familje te zones, por demi qe le pas eshte kolosal dhe i kushton shendetin me shume se 1 milione personave qe banojne ne kryeqytet dhe zonat perrreth. Gazrat teper ndotese qe dalin nga keto furra perhapen gjithandej.

Tymi qe del edhe tani nga keto furrat duket qartazi nga institucionet shteterore qe kane per detyre te ndalojne nje krim te tille.

“Kodi penal ne nenin 201 parashikon masat per ndotjen e ajrit.Ndotja e ajrit përmes çlirimit të tymrave, gazrave dhe lëndëve të tjera toksike radioaktive e bërë tej kufirit të normave të lejuara, kur vepra nuk përbën kundërvajtje administrative, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet. Po kjo vepër, kur ka shkaktuar pasoja të rënda për jetën e shëndetin e njerëzve, dënohet me burgim deri në dhjetë vjet”, thuhet në Kod.

Fakti qe furrat vijojne te punojne tregon qarte se ky nen i kodit penal nuk eshte zbatuar.

Top Channel