Fier, Ujësjellësi nën akuzë

21/09/2010 13:25

Prefekti i Fierit, Bujar Hasa ka thirur një mbledhje për të diskutuar në lidhje me shqetësimin e furnizimit me ujë të pijshëm nga ana e Ujësjellësit.

Gjate diskutimit eshte kerkuar edhe ndryshimi i Keshillit Mbikeqyres. Ndermarrja e Ujesjellesit drejtohet prej tre vjetesh nga Agim Plepi emeruar ne kete post nga radhet e LSI. Ne diskutim eshte folur per mungesen e ujit te pijshem dhe ceshtjen e faturave te papaguara, menyra e menaxhimit te kompanise, funksionimi i bordit te ujesjellesit ishin disa nga pikat problematike qe u diskutua ne kete mbledhje te tensionuar.

Prefekti Bujar Hasaj, i zgjedhur nga LSI kerkoi nga aksioneret te sqaronin problemet e krijuar me drejtuesit e nderrmarjes. Kjo ka mjaftuar qe ndaj ketyre te fundit te hidheshin nje lume me akuza ndaj drejtuesve te ndermarrjes.

Bashkia vijoi akuzat per shkaterrim te infrastruktures rrugore duke nderhyre pa leje ndersa kane deshtuar ne projektin per vendosjen e matesave te ujit. Burime brenda mbledhjes thone se ky diskutim eshte hapur dhe ka lidhje edhe me ndryshimet qe ndodhen ne kabinetin qeveritar me largimin e ministrit Prifti.

Top Channel