Pyetje vetëm pyetje…një pjesë e mirë e tyre marrin përgjigjen në rrjet, bashkangjitur edhe me informacion të zgjeruar nëse të dhënat e kërkuara janë të mirëstrukturuara.

Po ka edhe disa që mbesin pa një zgjidhje dhe sipas portalit Ask Jeeves, që i përgjigjet cdo muaj 16 milionë pyetjeve janë pikërisht 10 pyetje që janë të pazgjidhshme.

1. Cili është kuptimi i jetës?
2. A ka Zot?
3 A argëtohen bjondet më shume?
4. Cila është dieta më e mirë?
5. A ka qenie tjeter jashte globit?
6 Cili eshte njeriu me i famshem ne bote?
7. Cfare eshte dashuria?
8. Cili ështe sekreti i lumturisë?
9.A vdiq Tony Soprano?
10. Sa gjatë do të rroj?

Portali Ask Jeeves di gjithcka ose të jep mundësinë që të kërkosh gjetkë për të marrë përgjigjen që kërkon në internet, duke të vënë në dispozicion faqe, enciklopedi, almanakë, të dhëna drejt përgjigjes së saktë.

E megjithatë edhe kjo derë e hapur drejt të vërtetave nuk arrin t’i japë përgjigje disa pyetjeve kureshtare, filozofike apo edhe naive.

Top Channel