Tiranë, ceremoni përkujtimore për Krasniqin

20/09/2010 19:25

Mijëra qytetarë kosovarë që jetojnë në Tiranë do të zhvillojnë nesër një tubim për të kujtuar ish-ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, kolonel Ahmet Krasniqin.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat ballkanase, sipas të cilave qytetarëve kosovarë do t’u bashkohen edhe familjarë, miq dhe deputetë të Parlamentit të Kosovës, që kanë pasur marrëdhënie me Krasniqin.

Ahmet Krasniqi u vra në një atentat në Tiranë 12 vjet më parë. Pikërisht në vendin e krimit dhe në varrezat ku prehet trupi i tij do të mbahet dhe ceremonia përkujtimore.

Pjesëmarrësit në këtë ceremoni do t’i drejtojnë edhe një kërkesë Prokurorisë së Përgjithshme shqiptare që të zbardhë vrasjen makabre.

Top Channel