“Pronat”, Shalsi: Votimi antikushtetues

20/09/2010 14:25

Grupi i Partisë Socialiste vendosi që në seancën plenarë të ditës së enjte të diskutojë jashtë rendit të ditës për mënyrën e rrëzimit të dekretit të presidentit Bamir Topi për ligjin e pronave.

Pas mbledhjes së grupit që përfundoi pak minuta më parë, mësohet se deputetët socialistë e kanë konsideruar votimin si antikushtetues.

“Shprehim të gjithë indinjatën tonë për këtë akt të paprecedentë dhe të pafalshëm. Sic u pa qartë edhe nga të pranishmit, në sallë mazhoranca nuk i kishte numrat e mjaftueshëm për ta miratuar këtë ligj.Bëhet fjalë për dhunim të vazhdueshëm të procedurave të parlament. Ky nuk është vetëm një vendim antikushtetues por është një ngjarje që nuk do të lejohet dhe nuk mund të kalohet lehtë nga opozita”, u shpreh deputeti socialist, Eduart Shalsi, pas mbledhjes së grupit.

Top Channel