Mësuesit zëvendësues sërish në punë

20/09/2010 13:25

Pas dy javësh të kaluara në protesta, mësuesit e dispozicionit do të rikthehen në punë.Drejtoresha e Drejtorisë Arsimore ne Tirane, Arjana Bekteshi pohoi se dispozicioni do të funksionoje për aq kërkesa sa do të kenë shkollat e kryeqytetit.

Ministria e Arsimit ka akorduar një fond shtesë për këta mësues të cilët do të zevendesojnë mesuesit të cilët mungojnë më shume se 2 ditë. Pak para kesaj deklarate mesuesit e dispozicionit kane zhvilluar nje proteste para kryeministrise

Mesuesit kane kerkuar qe te zbatohen kriteret per punesimin e tyre dhe te behet transparente lista e pritjes.

Ne fillim te ketij viti shkollor dhjetëra mesues ne shume qytete te vendit jane pushuar nga puna, pasi shkollat kane plotesuar normen e tyre mesimore.

Top Channel