“Ekspozita”, Task Force sekuestro dokumenteve të shitjes

20/09/2010 15:00

Me një vendim sekuestroje njësia Task Force i ka kërkuar Drejtorisë së Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike në varesi të Ministrisë së Ekonomisë dhe Energjitikës, të gjithë  dokumentacionin që posedon për procedurat që janë ndjekur gjatë privatizimit të ish-Ekspozitës “Shqiperia Sot”.

Burime zyrtare pohuan se jane ne pritje te venies ne dispozicion nga Ministria e Ekonomise te dokumentacionit, qe me pas do te verifikohet nga prokurori i ceshtjes, zoti Genti Osmani. Pas kesaj, prokuroria do te therrase per te pyetur si deklarues, persona qe publikisht kane denoncuar aferat per privatizimin e ish-Ekspozites “Shqiperia Sot” dhe me tej njerezit qe jane lakuar. Prej kater ditesh Task Force ka nisur hetimet me inisiativen e saj per ceshtjen e ish- Ekspozites, lidhur me dyshimet se mund te jete shperdoruar detyra  si dhe te jete kryer korrupsion pasiv nga  persona qe ushtrojne funskione publike.

Hetimet nisen kryesisht, te nxitura nga debatet poltike dhe akuzat e deputetit te opozites Eduart Shalsi, i cili foli per afera korruptive duke hedhur dyshime mbi format qe kishte ndjekur ish-ministri i METE-s, Genc Ruli per te privatizuar ish-Ekspoziten. Ne dosjen ‘ish-Ekspozita’ ndodhen pervec akuzave te politikaneve dhe biznesmeneve edhe kontratat e prishura disa here per kete godine.

Pikerisht kur prokuroria regjistroi nisjen e hetimeve, java e kaluar u shoqerua deklarata dhe kunderdeklarata per kete ceshtje edhe ne parlament.

Top Channel