Baronesha Hayman në Tiranë

20/09/2010 15:45

Në vizitën e parë në Shqipëri, kryetarja e Dhomës së Lordëve, baronesha Helene Hayman shprehu mbështetjen e plotë të Britanisë së Madhe për integrimin e vendit në Bashkimin Europian. (UPDATE)

Ne takimin me Presidentin Bamir Topi, baronesha Hayman, duke vleresuar rolin moderator të Presidentit Topi në garantimin e Kushtetutës dhe të pavarësisë së institucioneve demokratike,  theksoi rëndësinë e një dialogu politik dhe të një demokracie funksionale e institucionale në këtë drejtim.

Ceshtjen e funksionimit te institucioneve, baronesha Hayman e preku edhe ne takimin me Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, duke theksuar se mbeshtetja per institucionin e Parlamentit eshte fondamental.

“Mendoj se ne që vijmë nga demokraci shumë të vjetra, kemi një admirim shumë të madh për vende të tilla të reja dhe ndoshta Shqipëria është një rast shumë i veçantë ku në një periudhë kaq të shkurtër është rritur kaq shumë në ndërtimin e institucioneve demokratike”, tha Hayman.

Por ceshtja e institucioneve ne Shqiperi nderlikohet here pas here dhe ajo qe bie ne sy tani eshte pakenaqesia qe Kryetarja e Kuvendit shpreh ne lidhje me mungesen e dekretit te Presidentit per emerimin e Kryetarit te Gjykates Kushtetuese.

“Mazhoranca është shprehur e gatshme për të mbledhur edhe një seancë të jashtëzakonshme po të vinte dhe emri i Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese. Siç e dini edhe ju, prej katër muajsh ka kaluar afati kushtetues i Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese dhe deri tani nuk ka ardhur akoma”, tha Topalli.

Persa i perket ceshtjes se hetimit te zgjedhjeve, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, e pyetur nga gazetaret shprehu gatishmerine, qe, sapo socialistet te dorezojne kerkesen per komisionin hetimor, ai te ngrihet sipas kushtetutes dhe rezolutes se Parlamentit Europian. Nje fjali kjo qe perdoret nga mazhoranca per te thene se eshte gati te hetoje vetem materialet zgjedhore dhe jo kutite e votimit, nese per to nuk do te kete me pare nje opinion nga Gjykata Kushtetuese apo Komisioni i Venecias.

Top Channel