Suedi, nis votimi për qeverinë e re

19/09/2010 13:25

Suedia hap qendrat e votimit ku 7 milionë banorë me të drejtë vote do të zgjedhin qeverinë e re që do drejtojë vendin për 4 vitet e ardhshme.

Sipas sondazheve, qeveria e qëndrës së djathtë pritet që të marrë sërish shumicën e vendeve në parlament. Nëse parashikimet konfirmohen, kjo do të jetë hera e parë që në parlament do ketë deputetë edhe nga ekstremi i djathtë.

Kryeministri 45 vjecar Fredrik Reinfeldt, shpreson që të marrë një tjetër mandat pas 80 vjet qeverisjeje nga forcat socialdemokrate.

Top Channel