Zepos:Të shqetësuar për vrasjen në Himarë

18/09/2010 15:55

Sekretari i Përgjithshem i Ministrisë Jashtme të Greqise, Janis Aleksios Zepos ka ngritur në Tiranë, dy ceshtje që i ka cilësuar si shqetësim për qeverinë greke.

Ne takimet me kryeministrin Sali Berisha dhe ministrin e Jashtem, Edmond Haxhinasto, ambasadori Zepos, sic thuhet ne njoftimin zyrtar “i bëri me dije Kryeministrit Berisha për shqetësimin që ka shkaktuar ngjarja tragjike e vrasjes së të riut Aristotel Guma në rrethet politike greke, si një akt individësh të frymëzuar nga ndjenja nacionaliste”.  

Duke e dënuar këtë si një akt barbar, Kryeministri Berisha i rikonfirmoi ambasadorit Zepos qëndrimin e Tiranes zyrtare për arritjen në Shqipëri të standardeve më të larta të mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe minoriteteve. Në këtë kontekst, Kryeministri Berisha e garantoi ambasadorin Zepos se akte të izoluara nuk përfaqësojnë ndjenjat e miqësisë dhe të vlerësimit që qytetarët shqiptarë, kombi shqiptar ruan ndaj popullit fqinj grek dhe ndaj kontributit dhe ndihmës që Greqia i ka dhënë Shqipërisë në vazhdimësi.

Ne njoftimin zyrtar thuhet se “ambasadori Zepos i shprehu Kryeministrit Berisha edhe një herë shqetësimin e qeverise greke për marrëveshjen e ujërave territoriale, duke e vlerësuar këtë si një marrëveshje shumë të mirë e rigoroze dhe se pala greke shpreson që edhe për këtë çështje të arrihet në një zgjidhje sa më të shpejtë”.

Megjithate, si ne takimin me kryeministrin, edhe me Ministrin e Jashtem Edmond Haxhinasto, Ambasadori Zepos shprehu qëndrimin e qeverisë greke në mbështetje të plotë të integrimit sa më të shpejtë të Shqipërisë në BE, si dhe ne mbështetje te heqjes sa më shpejts të vizave për qytetarët shqiptarë.

Top Channel