Rikthehet “E Diell”

18/09/2010 14:15

Nga kjo e diel, rikthehet në ekranin e Top Channel programi “E diell”. Shume të reja në këtë sezon, por duke ruajtur konceptin e tij origjinal, emisioni prezantohet nga Adi Krasta dhe Xhemi Shehu, me autore Alessia Grieco Vessicchion dhe regji te Redi Trenit.

“E diell” do t’u beje shoqeri shqitarëve diten e fundit te javes, me zbavitje, intervista me VIP-a, talkshow me shume te ftuar dhe garime. Nder te rejat, hapesira e programit e quajtur “Top Girls”. 20 vajza, qe dine te bejne pak nga shume gjera, do te garojne ne fusha te ndryshme, ku nuk jane profesioniste ne asnjeren prej tyre.

Te ndara ne 5 grupe, me pak te pelqyerat nga publiku, mund te votohen gjate emisionit nepermjet mesazheve telefonike. Vendimin perfundimtar per te eliminuaren, do ta marre nje profesionist i angazhuar nga “E diell”. Vendin bosh te se eliminuares, do te mund t’a zere nje vajze nga publiku qe ndjek emisionin nga shtepia.

Aplikimi per kete eshte i mundshem nepermjet faqes se Facebook qe programi ka vene ne dispozicion. Kjo faqe do te funksionoje edhe per te lene komente dhe per te bere pyetje.

Te reja do te kete edhe ne permbajtjen e Talk-ut me te ftuar, ku do te diskutohet per te paditurat e personazheve te njohura shqiptare. Konkursi i vogelusheve, ne kete sezon do te shohe femijet perballe vipave. Per sa i perket spektaklit, trupa e baletit nen drejtimin e Manjola Hasanit dhe Esdalin Goranit, do te sjelle musical te stilit te Brodëay, ku balerinet, perpos kercimeve, edhe do te flasin e interpretojne.

“E diell” edhe ne kete sezon, cdo te diel nga ora 14.00, per te shoqeruar pasditet e shqiptareve.

Top Channel