PS: Të na vihen në dispozicion materialet

18/09/2010 20:15

PS i është përgjigjur deklaratës së LSI, se opsioni i drejtimit tek Komisioni i Venecias lidhur me cështjen e kutive, është hedhur shumë më parë nga vetë opozita.

Në një deklaratë për mediat, deputetja Vasilika Hysi ka deklaruar se PS është e gatshme të përfshihet në hetimin e zgjedhjeve, nëse i vihen në dispozicion materialet zgjedhore.

“Është i pakuptueshëm ky qëndrim i LSI për këtë propozim që është bërë para disa muajsh. PS është gati të fillojë hetimin nëse komisioni hetimor parlamentar do ketë në dispozicion kutitë dhe për fletët të pritet Komisioni i Venecias. Nëse fletët digjen, atëherë ndërpriten urat e bashkëpunimit”, ka pohuar Hysi.

Top Channel