Myslimanët, fiton Selim Muca

18/09/2010 15:00

Mbyllet brenda pak ditësh sherri i radhës në gjirin e myslimanëve. Selim Muca ka fituar serish duke u konfirmuar kryetar i Komunitetit Mysliman pas disa ditë debatesh, polemikash dhe akuzash.

“Kjo mbledhje u vë kapak të gjitha diskutimeve dhe pretendimeve të individëve apo grupeve të caktuara për ligjshmërinë e vendimmarrjes në institucionin tonë”, thotë kryetari i Këshillit të Përgjithshëm të Komunitetit Mysliman, Ylli Gurra.

Mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit të Përgjithshëm të KMSH ka hedhur poshtë në mënyrë unanime pretendimet e disa anëtarëve për pezullimin e kryetarit Selim Muca, i cili rikonfirmuar në krye të këtij institucioni me 79 vota pro.

“Pjesëmarrja, vendimmarrja konfirmuan mirëfunksionimin e demokracisë së brendshme. U rikonfirmua në detyrë sërish kryetari Selim Muca”, theksoi Gurra.

 Krahas zgjidhjes së problemeve, këshilli i Përgjithshëm ka miratuar dhe hapjen e një Universiteti Teoligjik, i pari në historinë e në vendit tonë.

“Këshilli i pergjithshem ka marre vendimin historik të miratimit të hapjes së Universitetit Teologjik Islam në Shqipëri. Këto vendime janë marrë në mënyrë të lirë, të ligjshme dhe të vendosur nga anetarët”, tha Gurra.
 
Janë shkarkuar gjithashtu dhe në mënyrë po unanime ish anëtarët kryesorë të Komunitetit Mysliman që kërkonin pengimin e punimeve dhe marrjen e këtij instuticioni në mënyrë të paligjshme.

Top Channel