Tiranë, tenton të grabisë bankën, arrestohet

17/09/2010 14:30

Pas lajmërimit të rojës së sigurisë së bankës “Credins” në bulevardin “Zogu i Pare”, policia e kryeqytetit ka arritur të arrestojë, 20-vjecarin Ajet Marku vetem pak metra larg nga vendi i ngjarjes.

Rreth ores 14.00, Marku i cili mendohet te kete patur edhe nje tjeter bashkepunetor, ka tentuar te hyje ne banke per te grabitur me nje automatik kallashnikov. Por edhe pse i armatosur rende, ai ka hasur rezistencen e dy rojeve te sigurise te cilet nuk e kane lejuar te largohet bashke me te hollat.

Nderkohe qe policia eshte lajmeruar dhe ka rrethuar vendin e ngjarjes duke e arrestuar 20-vjecarin, ne afersi te maternitetit te Tiranës.

Policia tha se Ajet Marku,lindur ne Kukes dhe banues ne Paskuqan te Tiranes, munhd te kete patur edhe nje tjeter bashkepunetor ne rolin e vezhguesit te bankes. Ne polici jane shoqeruar te gjithe punonjesit e kesaj banke per te bere edhe verifikimin e autorit te grabitjes ne tentative. Ky eshte rasti i pare pas nje seri vjedhjesh te shumta te bankave te kryeqytetit qe policia ka arritur ta parandaloje grabitjen.

Top Channel