Kryetari i Bordit të Klubit për Politikën e Jashtme, Veton Surroi ka deklaruar se, bisedimet me Serbinë që parashikohen nga rezoluta e miratuar nga Kombet e Bashkuara janë një prej sfidave që e presin Kosovën në ditët në vazhdim.

Duke folur në një intervistë për BBC mbi këtë cështje, Surroi ka theksuar se mes Prishtinës dhe Beogradit nuk ka asgjë teknike.

“Edhe një çështje, si për shembull shtrirja e një kablli të rrymës elektrike, është çështje politike, jo teknike”, ka pohuar Surroi.

Ish-kryetari i partisë reformiste ORA është shprehur më tej se është koha që Kosova të fillojë të përcaktojë prioritetet e veta.

Top Channel