Ruci: Pronat, mazhoranca u rrëzua

17/09/2010 15:05

Votimi i dyfishtë në rrëzimin e dekretit të Presidentit të Republikës, Bamir Topi është cilësuar nga Partia Socialiste si anti kushtetues dhe në kundërshtim të plotë me rregulloren e kuvendit. (UPDATE)

Kreu i grupit parlamentar te PS-së Gramoz Ruci ka renditur nje sere nenesh duke filluar me ate 85 te Kushtetutes, ku shkruhet se dekreti i presidentit per rishqyrtimin e nje ligji e humbet fuqine kur kunder tij votojne shumica e te gjithe anetareve te kuvendit.

Vec ketij neni zoti Ruci ka renditur edhe pika te tjera te rregullores qe tregojne sipas tij shkeljen flagrante te kryetares se kuvendit. Per socialistet rasti i djeshem eshte ne vazhden e shkeljeve kushtetuese te mazhorances aktuale.

“Votimi i mbrëmshëm është një atentat ndaj votës së lirë të të zgjedhurve të këtij parlamenti, atentat ndaj Kushtetutës dhe  parlamentarizimt shqiptar. Si për përmbajtjen e ligjit ashtu edhe për formën e miratimit të këtij ligji menjëherë grupi i PS do ta cojë për ankimim në Gjykatën Kushtetuese”, u shpreh Ruci.
 
Duke u fokusuar tek kriza politike dhe mosgjetja e konsensusit mes paleve zoti Ruci ka ritheksuar se Partia Socialiste e ka shprehur hapur qendrimin e saj duke toleruar mjaftueshem me qellimin per te zgjidhur situaten aktuale.

Ai hodhi poshte deklaratat e kryeministrit se selia roze nuk ka dhene ende nje pergjigje per oferten e qeverise, sipas tij PS ka bere jo njehere por disa here te qarte oferten e saj.

“Komisioni hetimor te ngrihet, objekt i hetimit të jenë materialet zgjedhore, fletët e votimit ngrijnë deri në momentin që komisioni i Venecias të shprehet lidhur me qëndrimet tona. Ne jemi grup parlamentar legjitim i këtij vendi, Komisioni i Venecias është pjesë e Këshillit të Evropës ku ne bëjmë pjesë. Kërkesa jonë do të jetë e vlerësueshme dhe e pranueshme nga ana e Komisionit të Venecias”, u shpreh Ruci.

Top Channel