Nuk ka më fatura aforfe

17/09/2010 15:40

Faturuesit e energjisë elektrike nuk do të mund më, që të faturojnë energji aforfe në kurriz të abonentëve, duke i plotësuar faturat nëpër kafe, pa lexuar realisht matësin.

OSSH ka nisur pajisjen e të gjithe faturuesve me një aparat palmar me GPS nepermjet te cilit jo vetem hidhen te dhenat online.

Drejtori i matjeve prane OSSH-së, Agron Seseri shpjegon se cdo faturues nepermjet sistemit GPS monitorohet per punen qe kryen dhe pervec kesaj ka detyre te fotografoje matesin .

 “Lexuesi nuk mund të bëjë më gabim njerëzor apo manipulim shifrash. Fotografimi i matësit nuk do të lejojë më asnjë abuzim”, thotë Seseri.

Nga ana tjeter te dhenat qe kalojne ne kohe reale ne serverin qendror, monitorohen dhe brenda dites kapet se ku eshte bere pa u printuar fatura e abonentit.

 “Te dhenat ruhen serverin tone. Në mënyrë reale ne verifikojmë nëse lexuesi ka gabuar apo nuk ndodhet në vendin e leximit”, thotë menaxherja e projektit, Gentiana Hyka.

Nepermjet ketij investimi kompania CEZ konfirmon ne kohe reale edhe abuzimet apo cenimin e matesve nga ana e abonenteve. Brenda vitit  2001 CEZ synon faturimin e kompjuterizuar te energjise ne te gjithe vendin.

Top Channel