Fletët e votimi, KQZ shtyn vendimin për djegien

17/09/2010 16:45

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve votoi thuajse në unanimitet kërkesen e Partisë Socialiste dhe Partise Demokratike per shtyrjen e marrjes se vendimit per djegien e fleteve te votimit. (UPDATE)

Arsyet e partive politike per mosmarrjen e vendimit nga KQZ ishin te kunderta. Socialistet e cilesuan te paligjshem vendimin per djegien, ndersa demokratet donin pak kohe, derisa te qartesohej nje vendim politik per hetimin e zgjehdjeve.  

“Ju propozoni një projekt-akt që shkatërron cdo gje. Asgjesimi e fletëve të votimit bëhet vetëm për zhdukjen e provave të manipulimit të zgjedhjeve. Do ju ftoja ta terhiqni projekt-aktin”, tha përfaqësuesi i PS-së, Genc Gjoncaj.

“Kutitë e materialeve zgjedhore duhet të hapen dhe të asgjësohen sipas nenit 178 pika 6. E vetmja kërkese është ta shtyjmë vendimin derisa të vijë përgjigjja nga PS”, tha përfaqësuesi i PD-së, Njazi Kosovrasti.

Por shtyrja e vendimit te KQZ-se per djegien e fleteve te votimti, dhe pse per nje date te pacaktuar ende, nuk do te thote detyrimisht se ky vendim nuk do te kthehet se shpejti ne tryezen e KQZ-se. Kete variant mbrojten tre anetare te  tjere te KQZ-se, te zgjedhur nga mazhoranca, me kundershtimin e forte te dy anetareve te tjere te KQZ-se, te zgjedhur nga opozita, qe kerkuan shtyrjen per afat te pacaktuar, deri kur te kishte nje pergjigje nga politika.

Por kryetari i KQZ-se, i cili ishte i vetmi, qe votoi kunder shtyrjes se vendimit per djegien e fleteve te votimit, vuri ne dukje rrezikimin e zgjedhjeve dhe domosdoshmerine e zbatimit te nenit qe kerkon hapjen e kutive dhe djegien e fleteve.    

“Detyra jonë është organizimi i zgjedhjeve të ardhshme. Ne kemi qëllim zbatimin e ligjit dhe për këtë arsye do të isha kundër shtyrjes, megjithëse pranoj se kemi edhe pak kohë në dispozicion”, tha Ristani.

Partia Socialiste dhe dy anëtare te KQZ-se kishin pikepamje te kudnerta me kryetarin e KQZ-se, Ristani per pengimin ose te jo te organeve te drejtesise, nese KQZ-ja do te djege fletet e votimit.

“Aktualisht janë në proces hetimi disa vepra penale që kanë lidhje me procesin zgjedhor. Pa përfunduar ky proces asnjë fletë votimi nuk duhet të asgjësohet”, tha Gjoncaj.

Keto debate pritet te jene te ngjashme edhe ne mbledhjen e ardhshme te KQZ-se, date per te cilen nuk eshte caktuar ende. Dhe deri atehere, koha per politiken qe te gjeje nje zgjidhje, duket se ka ardhur duke u shtrenguar.  

Top Channel