Fier, pranga sekserit të pedagogut

17/09/2010 19:10

Pas transmetimit një natë më parë të emisionit investigativ “Fiks Fare”, u bë i mundur arrestimi i Pandeli Tagos, vëlla i Sotir Tago, profesor i inxhinierisë së naftës.

Sic u pa edhe nga planet e emisionit, Pandeli Tago luante rolin e skeserit duke u marrë para studentëve në këmbim të parave.

Sotir Tago, pedagog pranë inxhinierisë së minierave, në këmbim të provimit mori nëpërmjet të vëllait të tij sekser 3 mijë euro nga një studente.

Policia e Fierit bëri të mundur arrestimin e sekserit në banesën e tij në këtë qytet. Pas kësaj ngjarjeje reagoi edhe dekani i Fakultetit të Gjeologji-Minierave, profesor Përparim Hoxha, i cili tha se pedagogu ka refuzuar të ketë bashkëpunuar më të vëllain, i cili luante rolin e sekserit.

Sipas zotit Hoxha, aktualisht po verifikohen dokumentet dhe pedagogu Tago nuk është lejuar të hyjë në provim me studentët dhe është zëvendësuar nga dy pedagogë të tjerë.

Top Channel