Elbasan, spitali i Gjinarit, i amortizuar

17/09/2010 11:05

Qendra shëndetesore në Gjinar të Elbasanit, edhe pse duhet të kujdeset për 5 mijë banorë është jashte cdo standardi.

Godina është terësisht e amortizuara dhe mungojne materialet baze. Muret e qendres spitalore  kane lageshtire dhe cati nuk luan me asnje rol mbrojtes. Godines i mungojne edhe kushtet higjieno-sanitare,  duke qene rrezik per shendetin e pacienteve ne rastet kur ata mjekohen ne kete spital.

Sipas drejtorit te kesaj Qendre Shendetesore prej 23 vjetesh, ne kete godine nuk eshte bere asnje investim.

Banoret  e Gjinarit per te marre sherbimin e nevojshem mjekesor, detyrohen te nisen drejt Elbasanit  edhe kur kane raste emergjente.

Top Channel