Vizat, Franca dhe Gjermania, skeptike

16/09/2010 20:05

Franca vijon të mbajë qëndrim skeptik mbi procesin e liberalizimit të vizave ndaj Shqipërisë dhe Bosnjes edhe pas dorëzimit të dokumentit përfundimtar të Komisionit Europian.

Në takimin e përbashket të përfaqësuesve të vendeve anëtare që mbulojnë Ballkanin dhe të grupit të punës për vizat, sipas burimeve te TCH, francezët kanë shprehur sërish rezerva mbi gadishmërinë e dy vendeve të rajonit për të përfituar regjimin e lirë të vizave.

Burimet konfidencale nga takimi treguan se Franca ka kerkuar kohe per te shqyrtuar dokumentin e fundit te Komisionit mbi permbushjen e 3 kritereve te mbetura si dhe per te krahasuar konkluzionet e Komisionit me vleresimin baze te eksperteve qe vizituan Tiranen dhe Sarajeven ne korrik. Pozicioni skeptik i Frances zyrtarisht pohohet dhe nga shefi i te djathtes europiane, eurodeputeti francez Joseph Daul i cili thote se po perpiqet ta ndryshoje nje gje te tille.

“Jam ne dijeni te pozicionit te Frances, por si shef i PPE-se po mundohem te bind Francen se ata qe cilesohen te keqinj ne Shqiperi, kane dale tashme nga territori e nuk kane nevoje per viza. Ata qe po bllokojme jane te rinjte, studentet dhe njerezit e ndershem atje dhe une do te mbroj pozicionin e PPE-se per vizat ndaj Shqiperise”, theksoi Daul.

Qendrimi konfuz i Frances vijon prej disa muajsh, qe pas insistimit te tyre se vendimarrja ne Keshill duhet t’i referohet edhe vleresimeve baze te eksperteve dhe jo vetem konkluzioneve perfundimtare te Komisionit Europian. Vendim ky qe mbetet ne doren e strukturave me te larta hierarkike per francezet.

TCH mesoi nderkohe se Franca nuk eshte e vetme pasi edhe pozicioni i Gjermanise eshte per nje liberalizim te mundshem te vizave, por vetem ne rast se te gjitha kriteret e udherrefyesit do te jene permbushur, ceshtje kjo qe eshte ende ne vleresim e siper nga strukturat e Ministrise se Brendshme gjermane. “Me siguri mund te shtrohen pyetje nga zyrtaret e kesaj ministrie dhe te kerkohen informacione shtese, por nuk mendoj se kjo gje do te ndikoje negativisht per qendrimin perfundimtar te Gjermanise ne keshillin e 8 nentorit”, u shpreh gjithsesi me optimizem nje zyrtar i Ministrise se Jashtme gjermane qe preferon te ruaje anonimatin.

Top Channel