Përkujtohet 68-vjetori i Konferencës së Pezës

16/09/2010 16:35

Në fshatin Pezë vetëm pak kilometra larg Tiranës, veteranë dhe deputetë të opozitës kanë përkujtuar si cdo vit, 16 shtatorin, që këtë vit përkon me 68-vjetorin  e Konferences së Pezës.

Kryetari i Partise Socialiste dhe njëkohësisht kryetari i bashkise se kryeqytetit Edi Rama e konsideron Konferencen e Pezes si nje pike te palekundur referimi per historine, ku te gjithe u bashkuan pavaresisht ndasive apo merive per nje te ardhme per vendin e tyre.

Ndryshe nga heret e tjera, ceremonia per kujtimin e konferences se Pezes  kete vit ka nisur me nje minutë heshtje per ish-veteranin Adnan Qatipi  duke vijuar ,me pas me  tufa e kurora me lule qe u vendosen ne varrezat e deshmoreve ne Peze

Top Channel