Opus Dei edhe në Shqipëri?

16/09/2010 14:55

Për të gjithë amatorët e letërsisë së Den Braun dhe teorive konspirative të romanit Kodi i Da Vinçit, një lajm intrigues po lakohet kohët e fundit.

A ka vepruar në Shqipëri organizata Opus Dei e cila mendohet se është krahu radikal i Kishës Katolike? Një investigim i redaksisë së emisionit ‘Pasdite në Top Channel’, do të hedhë sot dritë për herë të parë mbi fakte të veprimtarisë së kësaj organizate në vendin tonë.

Në romanin “Kodi i Da Vinçit” i cili prej disa vitesh po trondit opinionin me teorinë e tij se në prapaskenat botërore zhvillohet një luftë e egër mes fraksioneve kishtare dhe grupimeve masonerike ku përfshihen vrasje, intriga dhe interesa politike, emri i organizatës Opus Dei përmendet i përfshirë direkt në këtë histori të errët.

Por a është edhe Shqipëria pjesë e këtij skenari? Sonte në 18.30, në Pasdite në Top Channel për herë të parë do të ndjekim dëshmi ekskluzive për këtë çështje.

Top Channel