Ndryshimet në qeveri, votim në kuvend

16/09/2010 11:25

Ndryshimet e pak ditëve më parë në kabinetin qeveritar pritet të marrin sot miratimin e kuvendit të Shqipërisë.Kjo eshte pika me e rendesishme e cila eshte e parashikuar e fundit ne rendin e dites se seances se sotme te parlamentit.

Kuvendi do te votoje shkarkimin e ministrit te Ekonomise Dritan Prifti dhe te Ilir Metes, e me pas do te hedhe ne vote emrimin e kreut te LSI ne postin e ministrit te Ekonomise dhe te Edmnond Haxhinastos ne karrigen e ministrit te Jashtem.

Nderkohe ne rendin e dites se seances eshte parashikuar edhe diskutimi e miratimi i projektligjit te shume debatuar per investimet e huaja, si dhe votimi i ndryshimeve ne ligjin per kthimin dhe kompensimin e prones.

Top Channel