
Ndërsa mes myslimanëve ka shpërthyer një tjetër konflikt, me shkarkime dhe akuza, kreu i Komunitetit Mylsiman Selim Muca ka deklaruar gjate nje komunikimi me median se, Këshilli i Përgjithshëm vendosi ngritjen e nje Universiteti te Shkencave Islame në Shqipëri.
Sipas numrit nje te myslimaneve shqiptare, ne kete universitet do te ftohen te studiojne pervec shqiptareve edhe te rinj nga shetet e tjera evropiane. Kjo sipas Muces edhe per faktin qe te rinjte shqiptare te mos studiojne me ne universitete te huaja, por ne vendin e tyre.
“Kryesia mori një vendim për hapjen e Universitetit të Shkencave Islame në Shqipëri. Nuk do të ketë më nevojë që të rinjtë të shkojnë jashtë për ndjekur studimet teologjike. Në synojmë tërheqjen e studentëve jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga rajoni dhe Evropa”, tha Muca.
Muca deklaroi kthimin ne normalitet te Komunitetit Mysliman, pas nje tentative te deshtuar, sipas tij, per uzurpimin e institucionit.
Top Channel