Licensa 3G, Kompanitë: Po krijohet monopol

16/09/2010 17:10

Kompanitë celulare kundërshtojnë njëzëri vendimin e qeverisë për të dhënë vetëm një autorizim për ofrimin e shërbimit të ri për internet me shpejtësi të lartë përmes teknologjise 3 G.

Drejtuesit me te larte te kater operatoreve thone se se ky sherbim  do te shnderrohet ne monopol .

“Nese ju kujtohet para disa vitesh ne patem nje konflikt me autoritetin e konkurrences. pretendimi i tyre ishte se ne treg ishte krijuar nje situate monopol edhe pse behej fjale per nje sherbim qe e ofronin dy kompani të ndryshme, që konkurronin me njera-tjetren. Tani do ishte me interes te pyetej autoriteti, se kjo situate kur sherbimin tre g do e ofroje vetem nje kompani, ca quhet? Do ishte me vend t’ja benim kete pyetje Autoritetit që te na jape edhe nje perkufizim per monopolin”, thotë Stefanos Oktapodas, drejtor ekzekutiv i AMC-së.

Pervec se ka vendosur te jape vetem nje licence qeveria ka vene si barriere hyrje ne tender cmimim dysheme 12.5 milione euro. Operatoret thone kostot e kesaj strategjie do te bien te gjitha mbi qytetaret.

“Pikesepari kjo do te preke direkt cmimet. Duhet te kemi te qarte qe ketu nuk po flasim vetem per telefonine e levizshme. 3 G ka te beje dhe me aksesin ne internet per cdo kompjuter ne te gjithe vendin. Sot ne Shqiperi norma e penetrimit te internetit eshte vetem 25 per qind. Nese qeveria vendos cmim te larte per licencen, kjo krijon kosto per operatoret dhe do te vonoje zhvillimin e tregut, pasi parate qe mund te perdoreshin per te investuar ne rrjet do te shkojne per licencen ”, Moni Buchnik, drejtor ekzekutiv i ”Plus Communication”.

Orhan Coksun, presidenti i ”Calik Group” per Evropen Jugore dhe Ballkanin i referohet eksperiences se vendeve te tjera europiane

”Edhe pervoja e vendeve te tjera europiane na tregon qe nuk duhet te kete monopol dhe qe cmimi i licenses 3G duhet te jete i arsyeshem. Te gjitha vendet qe kane ndjekur strategji te ndryshme nga kjo kane deshtuar. Nese qeveria leshon 4 licenca treg ne te njeten kohe atehere kjo do te jete e mire per vete ate sepse do te fitoje me shume para, do te jete me e mire per qytetaret se do te sjelle konkurrence dhe cmime me te uleta ne treg, por do te jete edhe me mire per ekonomine sepse krijon me shume vende pune”, thotë Coksun.

Ende nuk jane te qarta arsyet se pse qeveria nuk po e lejon liberalizimin e sherbimit treg.

“Ne si operatore kemi dhene shume argumenta se pse qeveria duhet te jape 4 licenca. pera ne kemi dhene argumentat tona ndersa ende nuk e kemi kuptuar se cilat jane argumentat e qeverise per te dhene vetem nje licence. do te ishte me interes ta dinim se kush eshte kunderargumenti per te dhene vetem nje licence. pra bnga njera ane kemi operatoret qe kane dhene arsyet se pse duhet te kemi 4 licenca dhe nga ana tjeter jane autoritetet qe nuk kane asnje argument per kete”, Haris Broumidis, drejtor i Përgjithshëm i Vodafone.

Teknologjia 3G është një brez standardesh në industrinë e telefonise se levizshme, e cila krijon mundësinë e shërbimeve të reja.Në vendet e tjera europiane teknologjia 3G ka hyrë që prej më shumë se dhjetë vjetësh dhe sot janë duke përdorur një teknologji edhe më të avancuar atë 4G.

Top Channel