Korcë, nxënësit mbyllen në magazinë

16/09/2010 16:45

Kushtet e papranueshme të mësimit, në një shkollë në qytetin e Korcës kanë cuar deri në një konflikt mes prindërve të fëmijëve që mësojnë aty dhe drejtuesve të shkollës.  (UPDATE)

Prej dy javësh, në shkollën “Sevasti Qirjazi”, nxënësit zhvillonin mësim në kushte të papërshtatshme në një klasë pa dritare, ndricim dhe me shumë lagështirë, kjo e pranuar dhe nga Drejtoria e Shëndetit Publik.

Pas ankesave të vazhdueshme  të prindërve nxënësit e klasës së parë janë futur gjatë mëngjesit të sotëm në një magazinë të shkollës. Kjo ka acaruar edhe më shumë prindërit, që kanë tentuiar të marrin fëmijet e tyre, por nuk janë lejuar nga drejtoria.

Konflikti ka shkuar deri në ndërhyrjen e policisë për largimin e prindërve. Ka qenë drejtoria e shkollës që ka njoftuar policinë pas insistimit të prindërve për të hyrë në ambientet e shkollës dhe për t’i larguar fëmijët.

Top Channel