Integrimi, Berisha: Greqia nuk na bllokon dot

16/09/2010 15:00

Pas kërcënimit të kryeministrit grek Papandreu për procesin integrues të Shqipërisë nëse preket minoriteti grek në vend, kryeministri Berisha reagon duke thënë se një gjë e tillë, sipas tij, nuk mund të ndodhë.

“Nuk mendoj se Greqia do të bllokojë dhe do të mbajë qëndrime bllokuese ndaj qëndrimeve integruese”, tha Berisha. Kryeministrit i është sjellë në vemendje se Greqia aktualisht po bllokon Maqedoninë, por ai tha se mes dy vendeve të rajonit ka një problem të zgjatur, duke theksuar se Greqia ka qenë një faktor që ka nxitur proceset integruese rajonale, duke kujtuar edhe Samitin e Selanikut, ku sipas tij është bërë deklarata më mbështetëse.

I pyetur mbi viziten e kreut te PBDNJ-së Vangjel Dule dhe kreut te OMONIA-s, Vasil Bollano ne Athine dhe akuzave te ngritura prej tyre se njerez me pushtet perpiqen t’u marrin tokat minoritareve, Kryeministri Berisha u pergjigj: Ata janë dy përfaqësues të forcave politike. Deklaratat pa fakte mbeten në fushën e retorikës”.

Duke folur për Himarën, Berisha ndër të tjera tha: “Dygjuhësia në atë qytet është realitet e banorët atje ndoshta kanë edhe dy shekuj që flasin edhe greqisht. Mbi këtë bazë i është njohur e drejta si minotiret dhe atje ka patur prej kohësh një shkollë”.

Ashtu sic ndodhi me MSA, ratifikimi i se ciles u vonua nga greket per shkak te negociatave dypaleshe per varrezat e Ushtareve Greke dhe kufirin detar dhe sic po verehet edhe me qendrimin ndaj Maqedonise,Greqia gezon avantazhin e te qenurit vend anëtar dhe te perdorimit te vetos ne Keshillin e BE-së.   
 
 

Top Channel