Berisha: Statusi, në bazë të meritave

16/09/2010 15:50

Kryeministri Sali Berisha mori pjese në takimin e Partive Popullore Europiane, që i paraprin si zakonisht samitit të krereve të shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të BE-së.

Ne takimin koordinues mes lidereve te djathte europiane mbi temat e samitit, shefi i ekzekutivit shqiptar perfitoi, sic tha ai, per te lobuar per heqjen e vizave dhe statusin kandidat.
 
“Parimi im themelor është që cdo proces dhe cdo hap të jetë në bazë të meritave. Qeveria do të bëjë cdo reformë, cdo ligj dhe cdo vendim që integrimi të bëhet proces suksesi reformash”, tha Berisha.

Suksesi i procesit integrues se Shqiperise mbahet peng prej 15 muajsh nga debati i brendshem politik, ku mungon ende nje marrveshje PD-PS.

“Opozita ka kërkuar 11 cështje hetimi. Ne mund të nisim me 10 cështjet e para dhe nëse opozita insiston me numërimin e votive mund të shkojë në gjykatë për kërkesën e saj”, tha Berisha.
Komisioni Europian do te shprehet mbi aplikimin e vendit per statusin kandidat ne nentor. Ne po te njejtin muaj pritet vendimi i Keshillit te BEse mbi liberalizimin e vizave
 
 

Top Channel