“Fiks Fare”, 3 mijë euro për një provim

16/09/2010 20:45

Korrupsioni në universitete vazhdon të jetë një gangrenë për shkollën dhe cilësinë e përgatitjes së nëpunësve të ardhshëm.

“Fiks fare” ka publikuar mënyrën sesi mund të merret sot një provim në universitet, jo duke mësuar, por duke paguar para si rryshfet për të përfituar notën kaluese.

Bëhet fjalë për një investigim i “Fiks fare” për marrjen e një provimi në Universitetin e Tiranës.

Një studente e vitit të fundit i paguan 3 mijë euro sekserit, i cili është vëllai i pedagogut Sotir Pepo, për të marrë një provim të vitit të tretë i cili ishte i fundit para diplomimit.

Top Channel