Abuzonin me detyrën, pranga për 10 punonjës konviktesh

16/09/2010 12:45

Prangosen 10 punonjës të ndërmarrjes së shërbimit të studentëve në Tiranë, pasi akuzohen për abuzime me detyrën.

Sipas informacioneve të fundit punonjësit e ndërmarrjes numër dy, që mbulojnë konviktet e Mjekësisë dhe Inxhinierisë akuzohen se nuk i kanë kthyer studentëve garancinë që paguhet për mirëmbajtjen e konvikteve.

Prokuroria thekson se vlera e përfituar nga faturat fiktive arrin në 3 milionë lekë të reja, ndërsa pretendohet se të akuzuarit kanë abuzuar me pagesat që prej vitit 2006.

Top Channel