Vasili: Prioritet, forcimi i shërbimit publik

15/09/2010 14:05

Gjatë sesionit të 60-të të komitetit rajonal të OBSH-së per Europen qe u zhvillua ne Moskë, ministri i Shëndetësise Petrit Vasili, në cilësinë e presidentit të rrjetit shëndetësor për Europën Juglindore theksoi se ky rrjet është i gatshëm të ndërmarrë angazhime që kanë të bëjnë me mbrojtjen e shëndetit, parandalimin e semundjeve dhe promovimin e shendetit.

“Ne, tashme i njohim sfidat e politikës shëndetësore në Europë ndaj mirëpresim raportin për orientimin e shëndetit publik”, u shpreh Vasili. Ne kete sesion ku merrnin pjese 300 perfaqesues  nga 53 vende te rajonit te Europes , ministri i Shendetësise Petrit Vasili u shpreh se prioritet i rrjetit shendetsor per Europen Juglindore eshte forcimi dhe zhvillimi i sherbimeve  te shendetit publik ndermjet ketyre vendeve, per shendet sa me te mire te popullates ne nivel kombetar dhe rajonal.

Njeheresh ai vleresoi punen e bere  deri me tani ne kuader te forcimit te te drejtave te shoqerise, vecanerisht te shtresave ne nevoje ne permiresimin e kujdesit shendetësor dhe cilesise se jetes ne perputhje me parimet e OBSH-së dhe Këshillit të Europes.

Top Channel