Topi kritikon drejtësinë

15/09/2010 12:00

Presidenti i Republikës Bamir Topi është shprehur me tonë të ashpra ndaj sistemit gjyqësor në vend.

Presidenti tha se i adresohen qindra mijera letra me nenshkrime, qe akuzojne per vendime te padrejta sidomos ne ceshtjet e pronave.

“Unë flas edhe në emrin e qytetarëve, të cilët dërgojnë letra duke shprehur shqetesime nga hallet me të rëndomta deri te më të fortat. Janë të panumërta ankesat mbi cështjet e pronave që vijnë me zë të drejtpërdrejt për abuzime që ndodhin gjatë procesit që edhe ju i dini shumë mirë”, tha Topi.

Presidenti tha se Keshlli i Larte i Drejtesise do te nise verifikimin ndaj gjyqtareve per te larguar nga rradhet e drejtesise te paaftet dhe te korruptuarit. Sipas presidentit, duhet te kete nje reforme te thelle ne drejtesi.

Top Channel